Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të hënën Ishujt Kermadec në Zelandën e Re.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA) tha se nuk kishte “kërcënim cunami” për Zelandën e Re pas tërmetit.
“Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbëjë një kërcënim për Zelandën e Re”, thuhet në një deklaratë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 49 kilometrash (30 milje).
Ishujt Kermadec ndodhen në verilindje të ishullit verior të Zelandës së Re dhe në jugperëndim të Tongës.