Ballkani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 7-2, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Serinë e golave e nisi Albin Berisha në minutën e 30’, teksa Lumbardh Dellova me një gol në minutën e 36’, dyfishoi epërsinë e suharekasve. Berisha realizoi edhe njëherë pak para se të mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani shënoi golin e katërt në ndeshje. Ndërsa Edvin Kuc shënoi golin e pestë në minutën e 65’.
Ballkani nuk u ndal dhe Rrahmani realizoi edhe niher për golin e gjashtë. Harmon shënoi golin e fundit në ndeshje për Ballkanin.
Trepça u këndell në fund, pasi Kwaw shënoi dy gola në fund, në minutën e 83 dhe 89.
Ballkani pas fitores kthehet në vendin e parë me 61 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Trepça ’89 në pozitën e tetë me 33 sosh.