Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.
“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe 7 meshkuj kosovarë –pasagjer në vetura. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet tutje në raport.