Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës sot mbajtën tubim me bashkatdhetarët në Gjermani.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-) sot mbajti takimi me bashkatdhetarët në Frankenthal të Gjermanisë, Shkruan gazeta papirus.
“LDK-ja vlerëson lartë rolin dhe kontributin e madh që mërgata ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.
“Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet që ky mision i nisur 33 vite më parë të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përtej”. /Gazeta Papirus/