Në fshatin Plloqicë të Malishevës, rreth orës 1 pas mesnatës, kanë ndodhur disa të shtëna me armë, nga të cilat dy persona mbetën të vrarë. Viktimat, Express merr vesh se ishin vëllezër dhe njëri nga ta ishte pjesëtar i FSK’së.
Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.
Inicialet e viktimave janë Sh.M dhe B.M.
Burime QKUK bëjnë të ditur se njëri nga viktimat ishte pjesëtar i FSK’së.