Sot është 25 vjetori i kidnapimit të Nait Hasanit i mbajtur për 30 ditë në duart e sigurimit serb.
Kidnapimi i njërit ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasanit kishte ndodhur pikërisht me 28 janar 1997 në Prishtinë. Dhe vetëm pas 30 ditësh janë njoftuar familja që Hasani gjendet i paraburgosur.
Kujtojmë që Nait Hasani ka lindur me 15.01.1965, në fshatin Randobravë komuna e Prizrenit. Atëherë ka pasur të përfundur fakultetin Filologjik, ndërsa ka qenë disa herë i dënuar për veprimtari armiqësore.
Në të njëjtën vepër për Terrorizëm kanë qenë të akuzuar përpos Nait Hasanit edhe Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Gjuliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj, të cilët nga gjykata serbe në krye me Danica Marinkoviqin janë denuar me mbi 200 vite burg, ndërsa vet Nait Hasani është dënuar me dënim maksimal sipas kodit penal jugosllav të asaj kohe me 20 vjet burg.
Hasani ka përjetuar edhe masakrën e burgut të Dubravës ku edhe është plagosur.