GAZETA PAPIRUS
Kliko ketu
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shendetesi
  • Jetë
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shendetesi
  • Jetë
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake

Gazeta Papirus by Gazeta Papirus
29/01/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia do të shpenzojë këtë vit gjysmë miliard euro për armatime. Armë moderne, si sistemi anti-tank rus “Kornet” u prezantuan së fundmi nga presidenti i Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç deklaroi se blerjet do të vijojnë pasi sektori i mbrojtjes duhet të përshtatet me aktualitetin.

“Serbia nuk përbën kërcënim për askënd. Ajo po armatoset në bazë të nevojës dinamike për të pasur një ushtri në gjendje të mbrojë vendin”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç.

Shumë vende në Ballkan po ndjekin të njëjtin shteg në ripërtëritjen e ushtrive. Eksperti Igor Tabak sqaron se kjo po bëhet në kuadër të kontekstit të ri gjeopolitik.

“Hungaria po siguron më shumë pajisje ushtarake se gjithë ish-Jugosllavia e marrë së bashku. Bullgaria dhe Rumania po modernizojnë gjithashtu ushtritë. Këto fakte duhet të merren parasysh”, thotë Igor Tabak, ekspert ushtarak.

Edhe Kroacia po gërmon xhepat për të shpenzuar 1.2 miliardë euro për avionë dhe automjete luftarake. Bosnje e Hercegovina dhe Kosova do të shpenzojnë gjithashtu, por jo në këto përmasa. A po përjeton Ballkani një garë armatimi 3 dekada pas luftërave?

“Së pari, të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë të njëjtin problem, ato e bazojnë armatimin në bazë të shembullit të ushtrisë popullore jugosllave. Koha e ka konfirmuar këtë. Së dyti, konceptet luftarake kanë ndryshuar. Një pjesë e pajisjeve janë vjetërsuar”, tha Vlade Raduloviç, Qendra për Kërkime Gjeostrategjike dhe Terrorizmin.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd tregon se 40 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se ushtria është e pajisur më mirë krahasuar me 10 vjet më parë.

Ndërsa dy të tretat e të pyeturve thonë se për ushtrinë duhen shpenzuar më shumë të ardhura.

ShareTweetShare
Previous Post

Thasë me kanabis nga Shqipëria kapen në Serbi (Video)

Next Post

25 vjet më parë sigurimi serb e mori dhe e mbajti fshehtë 30 ditë Nait Hasanin

Next Post
25 vjet më parë sigurimi serb e mori dhe e mbajti fshehtë 30 ditë Nait Hasanin

25 vjet më parë sigurimi serb e mori dhe e mbajti fshehtë 30 ditë Nait Hasanin

Hotel Tanushaj Hotel Tanushaj Hotel Tanushaj

Lajmet e fundit

Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë

Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë

24/05/2022
Lajm i keq”, Shpend Ahmeti flet për vizitën e Kurtit në SHBA

Ahmeti: Ndarja e 100 eurove për qytetarët ka qenë për të blerë qetësi

24/05/2022
Si u mashtruan qytetarët në emër të shërimeve jashtë vendit?

Si u mashtruan qytetarët në emër të shërimeve jashtë vendit?

24/05/2022
Kapen 11 kg drogë në Mitrovicën e Veriut, dërgohet në mbajtje një i dyshuar

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Kalabria

24/05/2022
Kapet një sasi droge në Malishevë

Arrestohet një person në Graçanicë, i gjendet afro 1 kg heroinë në veturë

24/05/2022
Tentim-vrasja ndaj drejtorit të “AgroKosova Holding”, policia jep detaje

Tentim-vrasja ndaj drejtorit të “AgroKosova Holding”, policia jep detaje

24/05/2022

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kategoritë

  • Astrologji
  • Ballina
  • Botë
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Futboll
  • Histori
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Lajme
  • Libri
  • Lifestyle
  • Maqedoni e Veriut
  • Media Sociale
  • Muzike
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • ShowBiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Yjet
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë

Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë

24/05/2022
Lajm i keq”, Shpend Ahmeti flet për vizitën e Kurtit në SHBA

Ahmeti: Ndarja e 100 eurove për qytetarët ka qenë për të blerë qetësi

24/05/2022
Si u mashtruan qytetarët në emër të shërimeve jashtë vendit?

Si u mashtruan qytetarët në emër të shërimeve jashtë vendit?

24/05/2022
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shendetesi
  • Jetë

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.