Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës,Valon Grabovci, gjatë ditës së sotme ka postuar një foto nga takimi me organizatorin e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-së, “Baca Gani“
Në postimin e tij Grabovci u shpreh se për të ishte nder dhe kënaqësi të takonte “Bacën Gani“ i cili ishte simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës
“Një takim me Bacën Gani, organizatorin e protestave të vitit 1981 dhe një nga pjesëtarët e hershëm të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e veçantë të takoja një figurë kaq të rëndësishme, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës“
Kujtojmë që Valon Grabovci në zgjedhjet e 9 shkurtit do të kandidojë nga radhët e PDK-së me numër 55