Shqiptarët ndër vite e kanë vërtetuar që janë një popull i aftë e i talentuar dhe gjithashtu punojnë fort. Jo pak personazhe shqiptarë janë bërë të famshëm në botë për shkak të talentit të tyre, suksesit që kanë korrur, kryesimit në vendet e para e punës së përkushtuar për të lënë gjurmë kudo, duke na bërë të gjithëve krenarë që në venat tona rrjedh gjak shqiptari.
Në krahasim me shtetet e tjera, shtrirja jonë gjeografike është e vogël dhe popullsia e pakët, mirëpo numri i shqiptarëve që kanë arritur majat në botë është i madh.
1. Shqiptarja Era Istrefi këndoi himnin e Kampionatit Botëror 2018
Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, duke u bërë zëri i himnit të këtij viti dhe pritet të performojë në mbylljen e Kampionatit i cili mbahet në Rusi.
2. Shqiptarja Dua Lipa hapi ceremoninë e Champions League në Kiev të Ukrainës.
Këngëtarja shkëlqeu gjatë performancës së saj duke elektrizuar skenën e Champions League, teksa këndoi hitet më të famshme të karrierës së saj.
3. Dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan golat e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror.
Ata u bënë kryefjala e të gjitha mediave botërore, pasi menjëherë pas shënimit të golave, festimi i tyre me shqiponjën me dy duar u bë problem për serbët dhe u shpall si provokim me simbole kombëtare, duke marrë edhe gjobë për veprimin e bërë.
4. Shqiptari Adnan Januzaj shënoi në Botëror golin spektakolar për skuadrën e Belgjikës
Ai shënoi në minutën e 51 golin e fitores kundër skuadrës së Anglisë.
https://youtu.be/pjVL7LW-ZmQ
5. Shqiptari Blerim Xhemaili shënoi gol për skuadrën e Zvicrës në Botëror, kundër Kosta Rikës
Xhemaili shënoi golin e parë për skuadrën në minutën e 31. Deri tani shqiptarët kanë shënuar 4 gola në Kampionatin Botëror.
6. Shqiptari Ermal Meta fitoi vendin e parë në festivalin e Sanremos në Itali
Këngëtari mori pjesë me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, e cila u shpall fituesja me të cilën do të konkuronte duke përfaqësuar Italinë në Eurovizion.
7. Për herë të parë në festivalin e këngës Eurovizion, i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, morën pjesë 3 shqiptarë.
Eugent Bushpepa përfaqësoi shqipërinë me këngën ‘Mall’, duke marrë vlerësime të panumërta jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ndjekësit e huaj.
Ermal Meta përfaqësoi Italinë me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, duke shkëlqyer në skenën e Portugalisë.
Shqiptarja Eleni Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe performanca e saj u vlerësua si një nga më të mirat.
8. Për herë të parë, shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018, arriti të kryesonte mbi shtetet e tjera duke u renditur në vendin e dytë.
9. Grimieri shqiptar Mario Dedivanoviç, i njohur si grimieri i famshëm i Kim Kardashian, këtë vit solli linjën e paletave të syve në bashkëpunim me Kimin, duke i vënë ngjyrave emra shqiptarë. Njëra prej nuancave të syve që do të tregtohen në të gjithë botën quhet ‘Albanian’.
Më 26 maj, Mario mbajti një event gjigand me 2000 persona në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Ami Event. 40% e pjesëmarrësve ishin të huaj, të cilët erdhën posaçërisht për të ndjekur eventin e famshëm të masterclass-it.
10. Violinisti shqiptar Olen Çezari performoi në majë të statujës së Jezu Krishtit në Rio de Janeiro
Artisti performoi me violinë këngën e famshe ‘Ave Maria’ në majën e statujës ku dukej në pëllëmbë të dorës pamja përrallore e Brazilit.