Një grua ka raportuar në policinë e Prizrenit, se ish-bashkëshorti i saj, i kishte publikuar në rrjetin social të saj foto e video që i kishin bërë bashkë.
I dyshuari e ka pranuar para policisë se i ka kryer veprimet e pretenduara.
“Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.