GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Zyrtari suedez: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja

11/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zyrtari suedez: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova po përballet me pasoja të rënda si rezultat i vonesave në formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërsa vendi ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë e re, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, situata po ndikon negativisht në raportet me Bashkimin Evropian dhe në dialogun me Serbinë.

Këtë shqetësim e ka ngritur drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Jacob Granit, ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të themelojë institucionet e reja.

 

 

“E dimë që qeveria është në proces të formimit dhe e kuptojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet politike në vend dhe përtej tij. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një qeveri të re në vend. Të udhëheqësh një vend pa qeveri është gjithmonë një sfidë, sepse administrata publike dhe institucionet vazhdojnë punën e tyre dhe mandatin e tyre, por mungon drejtimi politik.

Kjo e pengon vendin në diskutime të rëndësishme me fqinjët [Serbinë] për dialogun e normalizimit, por edhe në dialog me Bashkimin Evropian, si një mbështetës kyç i përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Pra, është e rëndësishme të kemi një qeveri në vend sa më shpejt për të drejtuar të gjitha institucionet publike në vend”, tha për KP ai.

 

 

Sipas tij, mungesa e një qeverie funksionale po ndikon drejtpërdrejt edhe në raportet me BE-në për heqjen e masave ndëshkuese që janë vendosur ndaj Kosovës në vitin 2023, duke shtuar se për këtë është e domosdoshme një qeveri solide që mund të negociojë në emër të vendit.

“Sa më shpejt të kemi një qeveri në vend, aq më mirë, por kjo është një trajektore afatgjatë drejt anëtarësimit në BE, dhe nuk mendoj se do ta ndalë apo komprometojë atë proces. Megjithatë, është mirë të kemi një qeveri solide për të lehtësuar këtë proces, veçanërisht sa i përket të gjitha masave që janë vendosur. Është më mirë të ketë një qeveri që mund të negociojë për këto masa dhe të sigurojë që ato të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thekson ai.

Granit ka lidhur edhe mosdisbursimin e fondeve të para-financimit nga BE për Kosovën me këto masa ndëshkuese, duke e bërë të qartë se progresi institucional është parakusht për përfitime nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor./GAZETA PAPIRUS/

Tags: Dialoguformim i institucioneveJacob GranitkosovaserbiaSIDA
ShareTweetShare
Previous Post

100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

Next Post

Haziri: Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe qeverisë janë procese të lidhura, Kurti po insiston me i nda

Next Post
Lutfi Haziri: Zgjedhjet s’janë shpresë, Qeveria tranzitore të paktën deri në mars do t’i jepte oksigjen vendit

Haziri: Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe qeverisë janë procese të lidhura, Kurti po insiston me i nda

Lajmet e fundit

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

11/05/2025
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

11/05/2025
Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

11/05/2025
Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

11/05/2025
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit

Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit

11/05/2025
Numërohet kutia e parë në Pustec në Korçë, PS merr 419 vota, PD me 208

Numërohet kutia e parë në Pustec në Korçë, PS merr 419 vota, PD me 208

11/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

Rezultatet nga KQZ: Numërohen katër kutitë e para, PS kryeson

11/05/2025
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

11/05/2025
Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

11/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.