Dje në ora 19:00 në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari, zyrtar mashkull kosovar në shërbimin korrektues, pasi i kishte kërkuar para nga një i burgosur i cili ishte duke vuajtur dënimin, i dyshuari kishte kërkuar para për të ndikuar në faljen e për pjesën e mbetur të dënimit, shuma që ka kërkuar ka qenë 2500 euro.
Një zyrtar i shërbimit korrektues në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë është arrestuar mbrëmë pas një vepre të kundërligjshme që ka kryer. I njëjti i kishte kërkuar një të burgosuri para në këmbim për të ndikuar në faljen e pjesës së mbetur të dënimit.
Shuma e parave që i dyshuari ka kërkuar ishte 2500 euro. Më pas, pas një angazhimi policor, në veturën e të dyshuarit i janë gjetur 1300 euro dhe janë sekuestruar për prova.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë (NN)19.05.2023-19:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në shërbimin korrektues –Qendrën e Paraburgimit Mitrovice pasi që, i njëjti i ka kërkuar të holla një të burgosuri i cili është në vuajtje të dënimit, për të ndikuar në faljen e pjesës së mbetur të dënimit.
I dyshuari ka kërkuar të holla në vlerë të 2500.00 euro ku gjysmën e shumës të paguaj përmes të afërmeve të tij e pjesën tjetër kur të lirohet .
I dyshuari në një parking ka pranuar shumën prej 1300 euro ku gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar të hollat.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.