Pas më shumë se dy dekadave të përfundimit të luftës, Perëndimi sërish ka kthyer sytë kah Ballkani Perëndimor me frikën se lufta në Ukrainë mund të prishë paqen edhe në rajonin lehtë të ndikueshëm nga konfliktet ku ndeshen fuqitë e mëdha. Stabiliteti i Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës ishte shqetësuese për Perëndimin dhe NATO’n qysh kur filloi agresioni rus në Ukrainë, por ngjarjet më të fundit në rajon, përfshirë sulmet ndaj Policisë së Kosovës në kufi me Serbinë, rriten edhe më brengat për destabilizim. Shqetësimi u rrit saqë Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, kërkoi që edhe Ballkani Perëndimor, sikurse Ukrainë e disa vende fqinje të saj, të armatosen nga Perëndimi për të ruajtur sovranitetin e tyre.
Megjithatë, një zyrtar i NATO’s në një përgjigje për Gazetën Express po siguron se stabiliteti është në kontroll të Aleancës dhe se nuk do të lejojë të rrezikohet ajo kanë ndërtuar për disa vjet.
“Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990; por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve, përfshirë Kosovën, si dhe në Bosnje e Hercegovinë; me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që po punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, përmes misionit tonë të KFOR-it të që ka mandat nga OKB-ja dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Çdo ndryshim i qëndrimit të forcave të KFOR’it ka për bazë rrethanat dhe s’e përcakton kalendari”.
Çështjet politike mes Kosovës dhe Serbisë, që supozohet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian, do të ndihmonin edhe Aleancën për të mbajtur paqen, prandaj NATO thotë se ka një bashkëpunim për t’u marrë shembull me BE-në në lidhje me Kosovën, duke e cilësuar këtë si partneritet strategjik të shkëlqyer.
“Mbetet thelbësore; dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë me vendosmëri dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike dhe stabilitetit për rajonin”
Zyrtari i NATO’s për Express: Ka tensione e retorikë agresive në rajon e Kosovë, por do ta ruajmë stabilitetin
Pas më shumë se dy dekadave të përfundimit të luftës, Perëndimi sërish ka kthyer sytë kah Ballkani Perëndimor me frikën se lufta në Ukrainë mund të prishë paqen edhe në rajonin lehtë të ndikueshëm nga konfliktet ku ndeshen fuqitë e mëdha. Stabiliteti i Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës ishte shqetësuese për Perëndimin dhe NATO’n qysh kur filloi agresioni rus në Ukrainë, por ngjarjet më të fundit në rajon, përfshirë sulmet ndaj Policisë së Kosovës në kufi me Serbinë, rriten edhe më brengat për destabilizim. Shqetësimi u rrit saqë Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, kërkoi që edhe Ballkani Perëndimor, sikurse Ukrainë e disa vende fqinje të saj, të armatosen nga Perëndimi për të ruajtur sovranitetin e tyre.
Barku i varur do të zhduket menjëherë! Minus 9 kg në 7 ditë!
Këshilltarja e presidentes Osmani i kërkon falje publike Ganimete Musliut …
Megjithatë, një zyrtar i NATO’s në një përgjigje për Gazetën Express po siguron se stabiliteti është në kontroll të Aleancës dhe se nuk do të lejojë të rrezikohet ajo kanë ndërtuar për disa vjet.
“Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990; por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve, përfshirë Kosovën, si dhe në Bosnje e Hercegovinë; me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që po punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, përmes misionit tonë të KFOR-it të që ka mandat nga OKB-ja dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Çdo ndryshim i qëndrimit të forcave të KFOR’it ka për bazë rrethanat dhe s’e përcakton kalendari”.
Çështjet politike mes Kosovës dhe Serbisë, që supozohet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian, do të ndihmonin edhe Aleancën për të mbajtur paqen, prandaj NATO thotë se ka një bashkëpunim për t’u marrë shembull me BE-në në lidhje me Kosovën, duke e cilësuar këtë si partneritet strategjik të shkëlqyer.
“Mbetet thelbësore; dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë me vendosmëri dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike dhe stabilitetit për rajonin”.
Ndonëse ende nuk ka hapa konkretë që të rritet numri i trupave të NATO’s apo edhe të dërgohet armë, siç kërkoi sekretarja britanike, zyrtari i NATO-s thotë se prezenca e tyre përbën një numër të konsiderueshëm trupash. Për më tepër, ai lavdëroi performancën e KFOR’it për të mbajtur në dorë situatën, si dhe bashkëpunimin që ka me institucionet kosovare, boshnjake dhe serbe.
“KFOR-i ka një qëndrim fleksibël dhe të dukshëm në terren, i cili mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë. Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me konceptin e “përgjigjes së parë” dhe të dytë, respektivisht, përgjatë tri shtresave të reagimit të sigurisë ndaj krizave; dhe komandanti i KFOR-it mban marrëdhënie të ngushta me një gamë të gjerë bashkëbiseduesish, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve kosovare dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe. KFOR’i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së (që rrjedh nga Rezolutat 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999) për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
Fuqia aktuale e KFOR-it është mbi 3700 trupa të ardhur nga 28 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO’s, sipas përditësimit të KFOR-t në mars të këtij viti. Prezenca e KFOR’it përfshin dy komanda rajonale (Perëndim dhe Lindje), një njësi të specializuar shumëkombëshe, një batalion rezervë taktik, një grup mbështetës të shtabit, një grup të përbashkët për mbështetje logjistike dhe një batalion të inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit. /Gazeta Express/