Eshtë arrestuar në flagrancë një zyrtar në Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.
Mësohet se zyrtari i arrestuar në këtë rast është këngëtari i muzikës tallava, Leotrim Gashi nga Skenderaj.
Gashi i cili është djali i asambleistit të listës së Bekim Jasharit, Azem Gashit, është ndaluar për 48 orë.
“Është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.