Zyrtari i AKR-së Naim Murseli ka reaguar pasi që në media është raportuar se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka dështuar që të bëhët deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Murseli e ka quajtur “legen” Haki Abazin.
“Duke ju falënderuar qytetarëve të Kosovës dhe Znj. Evi Kokalari, e cila deklasonte Haki Abazin në çdo debat, një legen si ai nuk arriti të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Do të ishte turp i madh dhe fyerje për qytetarët e Kosovës nëse ai vendoset në ekzekutiv nga Kryeministri në ardhje”, ka shkruar Murseli.
