Te Real Madridi raportohet se janë gjithnjë e më të sigurt për të nënshkruar me Kylian Mbappen.
Sulmuesi francez tani ka vetëm edhe gjashtë javë të mbetura në kontratën e tij, duke mbetur ende e hapur mundësia për t’u larguar si lojtar i lirë.
Paris Saint-Germaini raportohet se është duke tentuar për ta bindur Mbappen që të rinovojë kontratën, teksa Real Madridi thuhet se e konsideron veten si favorit për të nënshkruar me lojtarin.
“Le Parisien” ka raportuar se fundmi se zyrtarët e klubit spanjoll tashmë i kanë njoftuar të afërmit se 23-vjeçari së shpejti do të kalojë në “Santiago Bernabeu”.
Më herët është raportuar se ish-sulmuesi i Monacos nuk do të bëjë asnjë njoftim për të ardhmen e tij deri në përfundim të sezonit.
Mbetet të shihet pastaj nëse Mbappe do të rinovojë me PSG-në apo do të kalojë si lojtar i lirë te Real Madridi.