GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zyrtarët e Listës Serbe refuzuan ftesat e Prokurorisë

09/06/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Zyrtarët e Listës Serbe refuzuan ftesat e Prokurorisë
Share on FacebookShare on Twitter

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, më 9 qershor, konfirmoi se zyrtarëve të të saj të lartë u janë drejtuar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por ata nuk kanë dashur t’i pranojnë ato ftesa.

Siç thuhet në një komunikatë, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq.

“Në emër të Listës Serbe, mbesim te qëndrimi se asnjë nga personat e asaj liste, duke përfshirë anëtarët tanë, nuk do t’i përgjigjet asaj ftese, sepse është një persekutim i pastër politik që ka për qëllim persekutimin e popullit tonë nga këto hapësira, si dhe se në rast të arrestimit të cilitdo njeri nga ajo listë, do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, madje edhe zbatimin e mosbindjes civile”, thuhet në deklaratë.

Rakiq, në një konferencë për media, më 25 prill, tha se kishte informacione se Prokuroria Speciale e Kosovës kishte iniciuar procedura kundër “qytetarëve, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe përfaqësuesve politikë serbë për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

“Bëhet fjalë për ngjarjet, gjegjësisht, për protestat kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës gjatë vitit të kaluar. Ky është një persekutim i popullit tonë me motive etnike dhe politike. Sipas informacioneve që kemi, bëhet fjalë për procedim ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, tha Rakiq, pa e precizuar se për cilën protestë bëhej fjalë.

Policia e Kosovës për Rajonin e Veriut, më herët, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se policia po ua dërgon ftesat individëve, por nuk kanë specifikuar saktësisht se çfarë ka në ato ftesa.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, por askush nuk iu përgjigj pyetjeve.

Pjesëtarët e komunitetit serb protestuan në tetor të vitit të kaluar, pas një aksioni të Policisë së Kosovës për të luftuar kontrabandën e mallrave në rajonet e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në atë aksion janë konfiskuar “mallra kontrabandë në vlerë prej qindra mijëra eurosh”, si dhe janë mbyllur disa rrugë alternative, të cilat përdoreshin për kontrabandë mallrash.

Më herët, Lista Serbe ka thënë se u ka kërkuar vendeve të Quint-it, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, që “të frenojnë Prishtinën që të mos shkaktojë kaos në veri të Kosovës”.

Gjithashtu, serbët lokalë në veri të Kosovës, në shtatorin e vitit të kaluar, bllokuan për dy javë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke për targat e Serbisë.

Në ato vendkalime, gjatë gjithë kohës me qytetarët kanë qenë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në fund, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe për zgjidhjen e përkohshme për targat, gjegjësisht që të dyja palët të vendosin letër-ngjitëse të bardha mbi simbolet shtetërore.

Marrëveshja përfundimtare është dashur të arrihet brenda gjashtë muajve dhe ai afat ka skaduar në prill, por nuk është arritur marrëveshje, kështu që regjimi i letrave-ngjitëse të bardha është ende në fuqi.

Tags: Lista Serbeprokuroria speciale e kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

Next Post

Pasojat e kontrollit rus në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

Next Post
Pasojat e kontrollit rus në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

Pasojat e kontrollit rus në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.