Zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, po refuzojnë që të shkojnë në vendet e punës.
Kështu ka thënë Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, duke sqaruar se shkak është siguria.
Nga këto takime kemi deklarimin e KKZ-ve për Komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok se e kanë të pamundur të veprojnë në një objekt ku menaxhohet nga struktura jo të komunës. Po ashtu sipas deklarimit të anëtarëve të KKZ-së, ata nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në zyre, pasi kanë deklaruar se në pyetje është siguria fizike”.
“Ndërsa zyrtarët e KKZ nga Zveçani kanë deklaruar se edhe me përcjelljen e Policisë në këto rrethana refuzojnë të shkojnë për të punuar”, tha tutje Ahmetaj.
Në Zveçan objekti i KKZ është i mbyllur i tërësisht ndërsa në Mitrovicë të Veriut është e demoluar tërësisht. Zyrtart kanë thënë se në objektet e komunave repsektive është pamundur të punohet, për shkak të situatës së krijuar atje”, tha tutje Ahmetaj.
E refuzimi i kryerjes së detyrës nga zyrtarët komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po konsiderohet absurde për anëtarin e KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi.
“Po refuzimi i punëtorëve të KKZ është i paarsyeshëm. Punëtorët që kanë kontratë të rregullt dhe me thënë nuk shkoj, është absurde”, tha ai.Ndërsa Ilir Gashi nga PDK, tha se anëtarët që po refuzojnë ta kryejnë punën e tyre janë të subjekteve politike e jo të KQZ-së.
“E dëgjova më vëmendje kryeshefin por një gjë duhet ta bëjmë të qartë se zyrtarët e KKZ nuk e kanë refuzuar punën por zyrtarët e partive dhe jo ata që janë punëtorë të KQZ-së”, tha Gashi.