Humbja me Shqipërinë i ka kushtuar me shkarkim nga pozita e trajnerit të Polonisë Fernando Santosit.
Zyrtarizimi i shkarkimit u bë sot.
Ai e drejtoi kombëtaren e Polonisë gjatë këtyre gjashtë ndeshjeve në kampanjën kualifikuese për “EURO 2024”, duke i fituar tre ndeshje dhe duke i humbur tre të tjera.
E humbja ndaj “kuqezinjve” me rezultat 2:0 e la atë pa punë.
Santos u pat shkarkuar edhe nga pozita e selektorit të Portugalisë, pas humbjes nga Maroku, duke u eliminuar nga Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Aktualisht, kombëtarja polake renditet në vendin e parafundit të Grupit E, me 6 pikë të grumbulluara.