Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se ka përfunduar raundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, raporton REL.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Pas përfundimit të këtij rundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the ?? facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch ? live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023