Sulmuesi francez Christopher Nkunku është lojtar i ri i Chelseat, pas nënshkrimit të dokumenteve dhe kontratave.
Nkunku luajti në mënyrë fantastike për Leipzig dhe kështu tërhoqi vëmendjen e klubeve nga e gjithë Evropa. Prandaj, 25 vjeçari mund të zgjidhte se në cilit klub do t’i bashkohej dhe në fund zgjodhi të transferohej te gjiganti anglez.
Sipas Fabrizio Romano, të gjitha dokumentet janë përfunduar dhe kontratat janë nënshkruar. Nkunku është një lojtar i ri i Chelseat, dhe ai do të arrijë në Stamford Bridge kur të përfundojë sezonin te Leipzig, sipas marrëveshjes mes klubeve.
Ende nuk ka asnjë konfirmim për shumën e kompensimit që Chelsea do të paguajë pasi Nkunku është nën kontratë me Leipzig deri në vitin 2026.
Megjithatë, pritet që Chelsea t’i paguajë skuadrës gjermane më shumë se 70 milionë euro.
Këtë sezon, Nkunku shënoi 12 gola dhe dhuroi dy asistime në 15 paraqitje në Bundesligë. Ai luajti tetë ndeshje për kombëtaren franceze, por nuk ishte në mesin e golashënuesve më të mirë.