Benjamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit katërmujor te Drenica, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.
“Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica. Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës” – thuhet në njoftimin e klubit.
Ndryshe, tre herë kampionët e vendit një ditë më parë zyrtarizuan edhe Arsim Thaqin kryetrajner të skuadrës pas largimit të Ardian Nuhiut.