Trajneri i Dritas, Ardian Nuhiu vazhdon edhe tri vite të tjera me ekipin nga Gjilani.
Sot, në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.
Marrëveshja për rinovim është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, përcjell lajmi.net.
Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.
Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin nga Gjilani më 17 shtator, 2018.