GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zyra e Presidencës i përgjigjet KPK-së për Blerim Isufajn: S`janë shteruar afatet kushtetuese dhe ligjore

05/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Zyra e Presidencës i përgjigjet KPK-së për Blerim Isufajn: S`janë shteruar afatet kushtetuese dhe ligjore
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka kërkuar në mënyrë “urgjente” presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Mirëpo nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se për këtë kërkesë janë informuar fillimisht nga mediat, teksa u tha se më vonë gjatë ditës kanë pranuar shkresën në fjalë nga KPK-ja, dhe sipas tyre KPK-ja është duke manipuluar me të vërtetën.

“Në shkresën e saj, KPK-ja manipulon me të vërtetën. Siç e ka sqaruar Presidentja, gjatë komunikimit me drejtues të KPK-së dhe të sistemit prokurorial, si dhe në prononcimet publike, secili veprimi i Presidentes lidhur me këtë çështje mbështetet në mandatin e saj kushtetues të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve dhe ka qëllim të vetëm forcimin e integriteti të sistemit prokurorial dhe besueshmërisë së qytetarëve në këtë sistem. Konsiderojmë se edhe KPK-ja duhet ta ketë mision parësor të punës së tij integritetin dhe besueshmërinë qytetare të sistemit prokurorial.” – thuhet në reagimin e Presidencës.

Nga Zyra e Presidencës janë shprehur se kërkesa e KPK-së është parë si ultimatum dhe se nuk ka bazë ligjore, përcjell Nacionale.

“Së pari, Kushtetuta e njeh kompetencën e KPK-së për t’i propozuar Presidentes emrin e kandidatit për Kreprokuror të Shtetit, pas procedurave të zhvilluara në përputhje me dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore. Këtu përfundon kompetenca kushtetues dhe ligjore e KPK-së. Prandaj, konsiderojmë se shkresat dhe kërkesat e tilla, të cilat në formë ultimative paraqiten nga KPK-ja në Zyrën e Presidentes, nuk kanë asnjë bazë normative ligjore. Së dyti, Presidentja e ka sqaruar publikisht se, duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatët, Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”, thuhet tutje.

Në reagimin e Presidencës kanë thënë se pasi të shteren afatet në muajin prill, Osmani do ta marrë vendimin për çështjen e dekretimit, dhe sipas tyre Osmani nuk ka asnjë afat kushtetues apo ligjor rreth propozimit të KPK-së për kryeprokurorin e Shtetit.

Nga Presidenca e Kosovës kanë konsideruar se kërkesa e KPK-së përmban pasaktësi faktike dhe ligjore dhe si e tillë është manipulative.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Së treti, Presidentja nuk ka asnjë afat shprehimor kushtetues apo ligjor për të vendosur për propozimin e KPK-së për Kryeprokurorin e Shtetit. Për më tepër, konsiderojmë se Kërkesa e KPK-së përmban pasaktësi faktike dhe ligjore, ndaj si e tillë është manipulative”.

Tutje nga Presidenca kanë thënë se KPK-ja përmes shkresës së saj po e dezinformon publikon se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur lëndën të pabazuar për çka thuhet se nuk është e vërtetë.

“KPK-ja me shkresën e saj dezinformon publikun se Gjykata Kushtetutese e ka shpallur lëndën “të pabazuar”, gjë që nuk është e vërtetë, sepse Kushtetuesja ka nxjerrë vetëm aktvendim për papranueshmëri për shkak të mosshterrjes së mjeteve juridike. KPK-ja po dezinformon edhe për vendimin e Gjykatës Supreme, duke konstatuar se ai vendim “ka vërtetuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim” dhe se “nuk ka gjetur shkelje formale e materiale të procedurës së rekrutimit”. Kjo është e pavërtetë, sepse vendimi i Gjykatës Supreme thjeshtë ka vërtetuar vendimet e gjykatave më të ulëta për paafatshmërinë e paraqitjes së padisë, por nuk i ka vlerësuar pretendimet për shkelje në procesin e emërimit të Kryeprokurorit”.

Në përfundim të reagimin nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se kërkesa KPK-së është skandaloze dhe e bazuar në të pavërteta.

“Kërkesa të tilla me përmbajtje të tillë skandaloze të bazuara në të pavërteta, janë në kundërshtim me parimin e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit prokurorial, e për më tepër në kundërshtim me kushtetutën, sepse kanë keqinterpretuar vendimet e gjykatave të rregullta. Kjo cenon rëndë pavarësinë e këtyre gjykatave dhe vendos opinionin publik në lajthitje. Konsiderojmë se edhe KPK-ja, sikundër edhe secili institucion tjetër i drejtësisë duhet ta ketë mision parësor dhe të vetëm përmirësimin e sistemit të drejtësisë, e jo avancimin e agjendave apo interesave të caktuara personale apo grupore. Presidentja nga ana tjetër, e konsideron këtë mision të shenjtë dhe nuk ka asnjë formë presioni që do ta dekurajojë nga ky mision”, thuhet në përfundim.

Tags: Blerim IsufajKëshilli Prokurorial i Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Presidentja Osmani më në fund i tha dy fjalë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-s

Next Post

Qerkini: Janë persona të zhdukur, nuk e pranoj termin ‘të pagjetur’

Next Post
Qerkini: Janë persona të zhdukur, nuk e pranoj termin ‘të pagjetur’

Qerkini: Janë persona të zhdukur, nuk e pranoj termin 'të pagjetur'

Lajmet e fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.