GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zyra e kryeministrit rihap konkurs të ri për anëtarë të OSHP-së, kriteret e njëjta

16/12/2021
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Zyra e kryeministrit rihap konkurs të ri për anëtarë të OSHP-së, kriteret e njëjta
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin e Kosovës ditë më parë ka dështuar për të dytën herë votimi për emërimin e pesë anëtareve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka shumicën në Parlament, nuk kishte votuar për kandidatët për anëtarë të Bordit të OSHP-së, ani pse të gjitha procedurat ishin udhëhequr nën qeverisjen e tyre, pasi konkursin e parë e kishin anuluar.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka hapur konkurs të ri për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të OSHP-së, shkruan lajmi.net.

Konkursi është hapur më datë 10 dhjetor dhe aplikimet mund të behën deri më 24 dhjetor.

Kriteret e konkursit janë po ato të njëjtat që kanë qenë edhe herën e kaluar.

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së datës 6 dhjetor, me 2 vota për, 64 vota kundër dhe 1 abstenim nuk ka emëruar kryetarin dhe katër anëtarët.

Kandidat për kryetar ishte Ardian Beha, ndërsa kandidatë për anëtarë ishin: Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina.

Lajmi.net ka mësuar se partia në pushtet nuk ishte pajtuar me dy prej emrave të kandidatëve të propozuar nga ana e komisionit, në përbërje të gjykatësit, Hajriz Hoti nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ndërsa përfaqësuesit e projektit të Ambasadës Britanike kishin propozuar dy anëtarë tjerë. Të dy komisionet kanë pasur tre emra të njëjtë.

Më të ardhur në pushtet, kryeministri Kurti kishte anuluar konkursin e hapur për anëtarë të Bordit, dhe kishte shpallur konkurs të ri.

Ndonëse, partia në pushtet nuk ka votuar anëtarët e propozuar, mbetet të shihet se si do të procedohet tutje, ngase kriteret e konkursit janë të njëjta njësoj siç janë edhe procedurat e rekrutimit. Mbetet të shihen edhe emrat që do të jenë në garë.

Lajmi.net para pak ditësh ka pyetur Ambasadën Britanike, nëse do të marrë pjesë përsëri në rekrutim, pas dështimit të konkursit.

Merita Salihu-Munipi nga zyra për marrëdhënie me publikun e Ambasadës Britanike në Kosovë ka thënë se, projekti i rekrutimit i Ambasadës Britanike i implementuar nga ekspertët britanikë ka mbështetur institucionet e Kosovës që të hartojnë dhe zbatojnë procese të drejta dhe meritokratike të rekrutimit.

“Këto parime janë zbatuar në procesin e rekrutimit të kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit OSHP-së, gjë që ka rezultuar me një numër të kandidatëve të rekomanduar për emërim.

Vendimmarrja për këtë, por edhe për të gjitha proceset tjera të rekrutimit, i takon institucioneve të Kosovës. Megjithatë, qëndrimi ynë i vazhdueshëm për raste të tilla është se projekti i Ambasadës Britanike nuk do të jetë në gjendje të mbështesë përsëri procesin, në rastet kur rekrutimi ka përfunduar me sukses dhe ka rezultuar me kandidatë që janë të emërueshëm”, tha Salihu -Munipi pa dashur të komentojë dështimin e votimit në Kuvend të emrave për anëtar të Bordit të OSHP.

Derisa të zgjidhet Bordi i ri, më së shumti po e pësojnë projektet kapitale, ngase ka zvarritje në implementimin e tyre për shkak të vonesave të ankesave që adresohen në OSHP, të cilat mund të trajtohen vetëm nga Bordi. Pos kësaj, është rritur edhe dyshimi për procedim të kundërligjshëm nga ana e zyrave të prokurimeve. Nga data 1 janar 2021, deri më tani në OSHP janë adresuar mbi 900 ankesa. /Lajmi.net

Tags: Kyreyeministria
ShareTweetShare
Previous Post

Drejtori i KEK-ut: Punëtorët po angazhohen maksimalisht, ka nevojë që dikush t’u shpreh mirënjohje

Next Post

Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

Next Post
Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.