GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zvicra “parajsë” e opozitës, Haliti i përgjigjet Kurtit: Ofendove qindra emigrantë që të bënë Kryeministër

18/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zvicra “parajsë” e opozitës, Haliti i përgjigjet Kurtit: Ofendove qindra emigrantë që të bënë Kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ndihet i ofenduar nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë në Zvicër sulmoi kundërshtarët e tij politikë duke thënë shteti helvetik kishte qenë parajsë për opozitën.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Nga atje, Kurti tha se shteti helvetik ka qenë “parajsë për opozitën”, duke goditur papritur kundërshtarët e tij politikë.

“Unë kam shumë miq këtu. Zvicra ishte një parajsë për opozitën tonë dhe është shtëpia e klasës sonë punëtore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne me transfertat e parave në shtëpi”, tha Kurti, kur u pyet nga gazetarja e të përditshmes “Blick” për marrëdhëniet e tij me këtë shtet.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se Kurti me këtë deklaratë ka ofenduar qindra emigrantë politikë. I tillë ishte Haliti para luftës, pasi kishte qenë i burgosur politik. Nga aktiviteti i tij atje kishte mundur të bëhej edhe një nga udhëheqësit e LPK-së, lëvizjes që i parapriu formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai është nivel i ulët i komunikimit të kryeministrit të vendit”, tha Haliti.

“Zvicra ka qenë strehë e emigracionit politik dhe shtëpi që na e ka mundësu organizmin, jetën politike dhe na ka mundësuar jetën e sigurt që të shpëtojmë prej burgjeve në Jugosllavi. Kjo ka qenë Zvicra. Dhe është jeta e shumë shqiptarëve që i kanë siguruar familjet e tyre përmes punës së ndershme në Zvicër”, tha ai.

Haliti tha se ajo përpjekje e madhe u bë “për t’ia mundësu edhe kryeministrit me ardhë në pushtet dhe me u bë kryeministër”.

“Për mua ai ka ofenduar qindra emigrantë politikë dhe ka ofenduar gjithë atë kontribut që e ka dhënë emigracioni politik dhe ekonomik që ka jetuar dhe ka pasë strehim në Zvicër dhe ka kontribuar edhe për lirinë, edhe për mbijetesën e familjeve nga Kosova”, tha ai.

Një ndër themeluesit e UÇK-së tha se Kurti “nuk ka lidhje” për rolin e emigrantëve politikë në Zvicër.

“Unë besoj që ai nuk ka lidhje, s’e ka as idenë, as informatën më të vogël se cili ka qenë roli i emigracionit politik në Zvicër dhe cili ka qenë roli i emigracionit ekonomik në Zvicër. Prandaj, nuk i lejohen ofendimet e tilla në drejtim të atyre që ia kanë mundësuar atij të bëhet kryeministër”, tha Haliti.

 

Tags: Albin KurtiXhavit Haliti
ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri kërcënon me padi VV-në që ia përdori foton në videon “Çka ka çka s’ka?”

Next Post

Shkarkimi i Luis Van Gal nga Unitedi në 2016-ën, gruaja zbulon të vërtetën

Next Post
Shkarkimi i Luis Van Gal nga Unitedi në 2016-ën, gruaja zbulon të vërtetën

Shkarkimi i Luis Van Gal nga Unitedi në 2016-ën, gruaja zbulon të vërtetën

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.