Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnasch të Zvicrës.
Sipas Albinfo.ch dy shqiptarë të moshës 18 -vjeçare, kanë vdekur në këtë aksident.
Raportohet se njëri nga ta është nga Prishtina që jeton në Flawil e tjetri nga Kumanova që jeton në Gossau.
Për aksidentin kanë shkruar edhe policia zvicerane.
Autoritetet raportojnë se edhe dy të tjerë janë dërguar në spital.
Aksidenti ka ndodhur pak para 3 të mëngjesit, ku në një makinë ishin katër persona prej moshë 18 deri në 21 vjeç.
Policia njofton se ata ishin nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.
Rasti ka nisur të hetohet.