GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro

08/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, të shtunën e kanë kaluar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja “firmato” qindra euro e bashkëshortit të së pares së shtetit.

Çifti Sadriu, siç duket nuk janë marrë me punë të shtetit, pasi që presidentja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur t’iu hipin skijave në Brezovicë, shkruan Demokracia.com.

Sidoqoftë, veshja e Zotëriut të Parë nuk ka sesi të mos marrë vëmendje, pasi që kushton mjaft shtrenjtë. Xhaketa e tij është e blerë në një nga brendet e skijimit më të njohura në botë, Helly Hansen. Me një kërkim të thjeshtë në internet, Demokracia.com ka vërejtur se ky brend norvegjez është më i preferuari i skijatorëve profesionalë.

Demokracia.com në faqen zyrtare të këtij brendi ka parë se çmimi mesatar i xhaketave për skijim të kësaj firme sillet në rreth 500 euro. Madje, ka xhaketa që çmimi u varion deri në 800 euro.

As pantallonat e tij të skijimit nuk kushtojnë lirë. Të njëjtit, në faqen e Helly Hansen, kushtojnë rreth 200 euro, ndërsa ka edhe më të shtrenjtë. Rreth 150 euro kushtojnë të firmave më të thjeshta.

Në foto shihet se Zotëriu i Parë është pajisur mirë për t’u hipur skijave, derisa edhe helmeta që e ka të vendosur kushton nga 100 deri në 200 euro.

Por, më së shtrenjti atij i kushtojnë skijat. Nuk dihet nëse i ka marrë me qira në qendrën e skijimit apo jo, por një palë skija të brendit “Head”, kushtojnë mbi 900 dollarë.

Ndërkaq, presidentja shihet se në skijim ka veshur një xhaketë më të thjeshtë dhe dorëza të lëkurës. Por, pantallonat dhe këpucët i ka pothuajse të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj. Nuk dihet nëse çifti i ka blerë këto rroba në të njëjtin vend. Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu në Brezovicë siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit./Demokracia.com

Tags: Zotëriu i Parë
ShareTweetShare
Previous Post

Kush është atdhetari Smajl Haradinaj, babai i Nasimit që u dënua me 14 vjet burg

Next Post

Analiza e protestës-Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

Next Post
Analiza e protestës-Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

Analiza e protestës-Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.