Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha dhe atij të Vetëvendosjes (VV), Haki Abazi.
Në seancë Abazi iu drejtua Berishës si “zoti Rexhepi”, pasi që sipas tij ai e ka ndryshuar edhe identitetin e tij.
Madje i tha se ka ndërruar vazhdimisht parti dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për anjë proces, e sidomos personalisht për të.
E kjo shkaktoi reagimin e deputetit Berisha.
“Dëgjo shoku Haqi. Jam Hisen Berisha dhe kam identitet. Jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format. Sa këm dëgju, jam i vetmi që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë. Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor. Se nuk keni me fitu kurgjo prej Serbisë. Në kohën e mbretërisë serbe, një kësi bashkëpunëtori që ka fol me këtë gjuhë ka fitu një varr në Beograd, ashtu si në kohën e Millosheviqit. Ne si veteranë, këtë vend kemi me e mbrojt në tana format”, tha Berisha./Gazeta Papirus/