Astrologia Meri Shehu ka bërë një parashikim për Kosovën në vitin që sapo erdhi.
Ajo për Klankosova.tv tha se gjatë 2022-ës, sipas parashikimeve astrologjike, Kosova do të ketë shumë fat, madje tha se ky vit i ri ka të bëjë me ekonominë.
Veç kësaj, Shehu e cila ka studiuar për astrologji në Greqi, tha se periudha kur kryeministri Albin Kurti mund të përforcojë veten, do të jetë gjatë majit deri në tetor.
“Kosova si shtet është shenjë e Ujorit. Viti 2022 do të jetë vit që ka të bëjë me Ekonominë. Do ketë ndryshime të mëdha në muajt e parë të vitit deri në maj. Nëse deri në këtë periudhë nuk bëhen lëvizjet e duhura do të ketë zhgënjime të cilat nëse nuk kuptohen, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. Periudha kur kryeministri Albin Kurti në shenjën e Dashit mund të përforcojë veten, do jetë gjatë majit deri në tetor. Por duhet të jeni të vëmendshëm që kjo të kthehet në sukses dhe jo prapë në zhgënjim deri në fund të vitit, por di që Kosova do të ketë shumë fat në vitin 2022”, tha Zonja Meri për Klankosova.tv.