Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të “kontrabandojë” deputetë, për të votuar kryetarin e Kuvendit në mënyrë të fshehtë.
Zogaj tha se edhe nëse zgjedhjet një kryekuvendar në një mënyrë të tillë, si do të mundet ai të ulet në karrigen me aq shumë peshë për vendin, kur u zgjodh ‘fshehtazi’, transmeton Klankosova.tv.
“Çka tjetër, çka tjetër, ne e dimë sa numra kanë qenë, në rastin më të mirë 57 deputetë kanë votuar për. Ka mungesë të marrëveshjes politike, dhe ekziston me gjasë, që përmes votës së fshehtë me u votu një kryetar të Kuvendit. S’di qysh mundet me u ulë ai kryetar Kuvendi në atë karrige aq të rëndësishëm për vendin, me votim të fshehtë, në thonjëza po e them ‘kontrabdanim’”.
Ndër të tjera, Zogaj përsëriti qëndrimet e LDK-së, sa i përket votës për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.
“Nuk kemi votë për VV-në për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, tha ai.