Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, tha se LDK dhe VV kanë një “hendek” të madh mes vete i cili “është thelluar me ofendimet e vazhdueshme”, kur u pyet se përse Abdixhiku nuk i shkoi Kurtit në takim.
Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse LDK ka votë për t’i dhënë kreut të Kuvendit, transmeton Gazeta Papirus.
“Në parim ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar. Një kryeparlamentar i cili nuk arrinë me i pas 61 vota, ai nuk e meriton as me qenë aty”, tha Zogaj në Frontal në T7, transmeton Express.
Lexo edhe:
Vazhdimi i seancës konstituive nesër, partitë me qëndrime të pandryshuara
Policia sërish gjen armë dhe municion në veri
Rama e quajti mashtrues e propagandist, Çeku i përgjigjet: Gënjeshtar i paskrupullt, debat veç në gjykatë
“Votën e LDK-së nuk do ta kenë për kryetar të Kuvendit”, përsëriti ai.
Në nënpyetjen nëse LDK do ta votonte Fatmir Limajn për kryepralamentar, ai tha:
“Presim ta shohim nesër si do të rrjedhin ngjarjet politike”, tha Zogaj në T7.
Ndërsa, për mos shkuarjen e Abdixhikut në takim te Kurti, ai u deklarua si më poshtë:
“Qëndrimi ynë politik mendoj ka qenë i njohur për publikun…Është i tillë për disa arsye, ne kemi një diferencë në ideologji…”, tha Zogaj, duke shtuar se kanë “hendek” me LVV-në që është “thelluar edhe më shumë me ofendimet e vazhdueshme”, tha Zogaj.