Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, te gruaja që mbrëmë solli në jetë fëmijën e parë për vitin 2023.
Zogaj ka thënë se “nëna e përgjakur, u detyrua të bëjë foto me kryeministrin e ministrin.”
Postimi i plotë:
Viti 2023, nje nane e pergjakur, qe sapo e ka sjelle ne jete femiun e saj, ende pa e takuar si duhet, e lodhur sa s’ka ku shkon me, e shtrire ne shtratin e saj, detyrohet me e be nje foto me kryeminstrin dhe ministrin e shendetesise.
Mbi femiun e sapo ardhur ne kete bote, qendrojne dy burra te panjohur, pa asnje lidhje familjare, pa mbrojtje e pa maska dhe shkrepin nje foto te buzqeshur.
Brenda ne ate dhome, gjendet se paku nje fotograf, i cili shqetesimin e vetem ka se si me e gjete nje pozicion me te favorshem, per te bere nje fotografi te mire per keta dy politikane, te cilet shqetesim kane se si do te duken ne fotografine qe do ta postojne ne facebook.
Gezuar 2023!