GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

ZKA-ja shpenzon mbi 160 mijë euro për qira, Spanca: “Kemi edhe lëvizje të stafit”

13/05/2023
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
ZKA-ja shpenzon mbi 160 mijë euro për qira, Spanca: “Kemi edhe lëvizje të stafit”
Share on FacebookShare on Twitter

162 mijë euro është kostoja e qirasë vjetore që e paguan Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Kësisoj, për t’i ikë qirasë, Ministria e Punëve të Brendshme ka propozuar që ky institucion të zhvendoset në ish-objektin e RTV 21.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se janë në pritje që ky objekt të funksionalizohet.

Sipas saj, për shkak të punimeve, ZKA-ja do të qëndrojë edhe për një vit e gjysmë në objektin aktual.

“Po në fakt çështja e qirasë ka mbetur ende prezentë. Ne ende jemi në objektin në të cilin e paguajmë një qira vjetore prej 162 mijë euro, dhe kjo normal se neve na e pengon që atë buxhet ta shfrytëzojmë për zhvillimin e institucionit”.
“Në këtë drejtim është një hap pozitiv, ne e kemi marrë një propozim nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zhvendosemi në ish-objektin ku ka qenë RTV 21, mirëpo ai objekt nuk pritet që së shpejti të funksionalizohet, për shkak se objekti duhet të përshtatet. Ne kemi pranuar atë propozim meqenëse nuk kemi propozime tjera dhe do të vazhdojmë në këtë objekt ku jemi ndoshta edhe për një vit e gjysmë”, u shpreh ajo.
Spanca ka folur edhe për mungesë të stafit dhe me punë të mbingarkuara. Thotë se vështirësi po u jep Ligji aktual i cili kërkon që auditimi vjetor të kryhet para datës 30 qershor.

Me ligjin e buxhetit për vitin 2022-23 ka 180 punonjës por që jo të gjitha vendet janë të plotësuara. Momentalisht janë 171 punëtorë, pasi në vazhdimësi ka lëvizje, prej tyre 140 auditues, pjesa tjetër është staf mbështetës”.

“Numri si numër është i mjaftueshëm, mirëpo Ligji për Auditorin e Përgjithshëm ka dhënë obligime ligjore që t’i përmbush 90 auditime në baza vjetore dhe ato t’i publikojë deri më datën 30 qershor dhe kjo e ngarkon Zyrën tej mase, për shkak se nuk i jep mundësi ZKA-së që të zhvillohet në auditime tjera si performancë apo ta zgjerojë gamën tek ndërmarrjet publike, për shkak se duhet t’i kryejmë fillimisht obligimet ligjore që i kemi”, u shpreh Spanca, teksa thotë se janë duke u përballur edhe me largim të stafit.

Krahas kësaj dukurie, Spanca thotë se punëtorë tjerë kanë dalë në pension, e disa të tjerë në pushim të lehonisë.

“Tash duke marrë për bazë trendin, kemi edhe lëvizje të stafit. Katër punëtorë e lëshojnë institucionin në baza vjetore, shtoja kësaj pushimet tjera të lehonisë apo pa pagesë, pensionimi. Tash rishtazi i kemi pasur tre punëtorë që kanë dalë në pension, dhe kjo është shumë e vështirë për neve që ta zbatojmë plotësisht planin auditues”, thotë Spanca.

Tags: auditore e pergjithshmeministria e puneve te brendhsmevlora spancaZKA
ShareTweetShare
Previous Post

​Lirohet mielli në Kosovë, buka jo

Next Post

Gjenden eshtra në një skaj rruge në Skenderaj, dyshohet se janë të njerëzve

Next Post
Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Veri, policia jep detaje

Gjenden eshtra në një skaj rruge në Skenderaj, dyshohet se janë të njerëzve

Lajmet e fundit

Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

25/05/2025
Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25/05/2025
Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

25/05/2025
Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

25/05/2025
Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh

Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh

25/05/2025
Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës

Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

25/05/2025
Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25/05/2025
Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.