Në qytetin e Gjakovës mbi 40 familje të një kompleksi banesor kanë mbetur pa rrymë.
Kjo ndodhi pasi një njehsor elektrik në këtë ndërtese në Gjakovë u tre ditë më parë e si pasojë u shkaktuan dëme materiale e dhjetëra banorë mbetën pa rrymë.
E për ta rregulluar këtë problem barra financiare afro dy mijë euro po bie mbi vetë banorët e banesave të këtij kompleksi të vjetër.
Mungesa e energjisë e vështirëson edhe më shumë përkujdesjen ndaj personave të sëmurë.
Nga KEDS- i thanë Klan Kosovës se rastet e djegies së njësorëve të brendshëm në ndërtesa kolektive bien nën përgjegjësinë e banorëve.