Në mesnatën e së hënës, dymbëdhjetë automjete të reja Tesla janë djegur në kompleksin e kompanisë në Holzgerlingen.
Shërbimi i zjarrfikësve ka reaguar menjëherë pas njoftimit të banorëve që panë flakët.
Mediat gjermane raportojnë se komandanti i zjarrfikësve, Markus Rath, tha se zjarrfikësit u njoftuan në orën 1:52 dhe gjetën 11 automjete të digjeshin, ndërsa një tjetër u dëmtua nga flakët.
Zjarri nuk u shkaktua nga bateritë e makinave, pasi ato nuk ishin të lidhura me stacionet e karikimit.
Policia po heton shkakun e mundshëm të ngjarjes, por nuk përjashtohet mundësia e djegies së qëllimshme./Gazeta Papirus/