Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Prishtinë.
Për pasojë raportohet se një pjesë e kësaj lagje ka mbetur pa rrymë.
Rastin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi tha se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar në rast.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në rast. Nuk ka asgjë serioze”, tha Gashi, për Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe KEDS.
Zëdhënësi Lulzim Krasniqi, dha detaje rreth kësaj ngjarje.
“Ekipet e KEDS-it kanë dalur shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Një përçues është këputur. Besoj se ekipet tona shumë shpejt do ta rregullojnë”, tha Krasniqi