Një hekurishte në Mitrovicën e Jugut afër stacionit të trenit është përshirë nga flakët, ku si pasojë janë djegur disa vetura të vjetra dhe gjëra të ndryshme që gjendeshin aty.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, i cili ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar. Duke theksuar se rreziku është kaluar.
“Njësia e zjarrfikësve në Mitrovicë është lajmëruar prej një qytetari rreth orës 17:51. Që ka shpërthyer zjarri në një hekurishte, pronë e qytetarit me inicialet R.H.. Sipas qytetarit, janë djeg disa automjete te vjetra, disa më të reja dhe disa gjëra të ndryshme. Afër stacionit hekurudhor ku ka qenë. Zjarri është lokalizuar dhe pritet të likuidohet tërësisht, nuk ka më rrezik. Në vendin e ngjarjes janë tri automjete dhe gjashtë pjesëtarë të zjarrfikësve”, ka thënë Mikullovci