Pak pas orës 20:00, sonte në njërën nga banesat në rrugën Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit të kryeqytetit, ka shpërthyer në rrethana ende të pasqaruara një zjarr.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.
Për shkak të shpërthimit të zjarri, është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në këtë pjesë të qytetit, raporton KP.