Për shuarjen e zjarrit në tregun e rrobave në Shkodër të rënë rreth orës 19:00, helikopteri Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksion.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan se strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.
“Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit. Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan Peleshi.
Zjarri i rënë në Shkodër ka angazhuar të gjitha strukturat. Në terren, ndodhen 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.