Mëngjesi i sotëm e ka gjetur në flakë një depo të kompanisë ELKOS në Pejë. Nga videot të cilat vijnë nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Nacionale ka kontaktuar me policinë e Kosovës për rajonin e Pejës. Ata kanë thënë se në vendngjarje tashmë kanë mbërritur policia e zjarrëfikësit.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, megjithatë zjarri duket që është masiv.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.