Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.
Sarrazin do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00.
Vizita e emisarit gjerman duket se vjen pas zhvillimeve që ndodhën dje në veri të vendit, ku u vendosën kryetarët e rinj me asistimin e Policisë së Kosovës.
Në komunën e Zveçanit pati tensione më të larta, teksa në tjerat situata ishte më e qetë.