Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një person në Ferizaj, i cili ka raportuar se vajza e tij 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia qe rreth 1 javë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sipas mediumit Sinjali, i njëjti ka deklaruar para Policisë se e mitura është larguar nga shtëpia disa herë edhe në të kaluarën.