Një burrë është zhdukur që nga e diela në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, ai është larguar nga shtëpia të dielën dhe nuk dihet gjë se ku ndodhet për momentin, përcjell arbresh.info.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 14.03.2023 – 21:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12.03.2023 viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.