Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.
Siç thuhet në njoftim, pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar.
“Përdorimi i doneve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit”, thuhet në njoftim.
“Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme”, thuhet në njoftim. /Gazeta Papirus/