Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas policisë më 15 prill është paraqitur në polici një denoncim se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia më 14 prill, rreth orës 12:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin në fjalë, transmeton Gazeta Papirus.
Policia po punon në koordinim me familjarët dhe institucionet tjera relevante për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.