Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për Viktorija Gojani e lindur në vitin 2003 nga komuna e Klinës.
Ajo rezulton e zhdukur dhe policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për të, të lajmërohet në numrat e policisë së Kosovës (- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë).
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 02 mars 2023
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
• VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.
• PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com