Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar mungesën e kryetarit të partisë së tij në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, duke theksuar se kjo nuk është një refuzim i dialogut.
“Nuk ka nevojë për takim për procedura,” ka deklaruar Haziri para gazetarëve, duke theksuar se një takim i tillë nuk është i nevojshëm për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fituara.
Sipas tij, është përgjegjësi e partisë më të madhe për të realizuar marrëveshje politike.
“Nëse LDK-ja do të ishte në këtë pozitë, para pesë javësh do ta kishim mbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë”, ka shtuar ai.
Haziri ka theksuar se, sipas tij, LVV-ja nuk ka vullnet politik për të zgjidhur këtë situatë, /Gazeta Papirus/