QKUK-ja, përmes konkursit të rregullt, tashmë ka zgjedhur 9 drejtorë të klinikave.
Burimet e Klan Kosovës mësojnë se Klinikën e Psikiatrisë Forenzike do ta udhëheqë Arsim Gashi, teksa deri më tani drejtor në këtë klinikë ishte Shpend Haxhibeqiri.
Drejtor i Urologjisë është përzgjedhur Bujar Frangu, i cili së fundmi ishte edhe U.D i drejtorit në këtë klinikë pas dorëheqjes së Petrit Nurajt.
Në krye të Klinikës së Neonatologjisë do të jetë Luan Morina, i cili së fundmi ishte edhe U.D i drejtorit në këtë klinikë pas dorëheqjes së Hajrie Ismailit, raporton Klankosova.tv.
Edhe një tjetër ushtrues detyre u bë drejtor nga konkursi publik, ai i kardiologjisë, Faik Shatri.
Teksa, Klinika e Nefrologjisë do të drejtohet përsëri nga Mimoza Bërbatovci –Ukimeraj.
Edhe në klinikën e syve nuk ka ndryshime, Ardian Shabani është ri-zgjedhur përsëri si drejtor.
Poashtu edhe për një mandat të dytë, Hajriz Rudari do ta drejtojë klinikën e kirurgjisë vaskulare kurse kirurgjia e fëmijëve do të udhëhiqet nga Sejdi Statovci.
Ndërkaq shërbimi i Mikrobiologjisë Klinikë do të udhëhiqet nga Afërdita Alaj-Berisha. /Klankosova.tv