GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zgjedhjet serbe s’u lejuan, Policia e Kosovës bën përgatitje speciale për 3 prill

31/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Zgjedhjet serbe s’u lejuan, Policia e Kosovës bën përgatitje speciale për 3 prill
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve serbe.

3 prilli ishte data më e komentuar së fundi, për shkak të kërkesës së serbëve që këto zgjedhje të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës.

Edhe pse prej disa muajsh përfaqësuesit shtetëror të Serbisë deklaroheshin të bindur se këto zgjedhje do të mund të zhvillohen në komunat me shumicë serbe në Kosovë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Qeveria e Kosovës mori vendim që të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it, e të mos lejojë zhvillimin e këtyre zgjedhjeve brenda vendit.

Ani pse reagime të shumta dhe të ashpra pati në drejtim të institucioneve të Kosovës, ky vendim siç duket nuk do të ndryshojë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë deklaroi se nuk do të lejohet mbajtja e këtyre zgjedhjeve për shkak se para kësaj do të duhej një marrëveshje në mes dy shteteve, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Madje ai tha se nuk pati as edhe një kërkesë zyrtare nga Serbia, në mënyrë që të mundësohej mbajtja e këtyre zgjedhjeve.

Tani që kanë mbetur edhe pak ditë deri të dielën e zgjedhjeve, lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në mënyrë që të shoh nëse është duke u realizuar një plan paraprak për mbajtjen e rendit dhe qetësisë përgjatë kësaj dite. Duke patur parasysh paralajmërimet e shumta të cilat u bënë se mund të ketë rritje të tensioneve në shenjë pakënaqësie, institucionet e vendit janë përkujdesur për moslejimin e ndonjë incidenti.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se për situatën specifike të lartpërmendur, janë përgatitur masa për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lirinë e lëvizjes si dhe zbatimin e ligjit dhe vendimeve të ligjshme të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Poashtu është thënë se Policia vazhdimisht po vlerëson zhvillimet në vend dhe rajon.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjell dhe vlerëson zhvillimet në vend dhe rajon dhe bazuar në vlerësimet profesionale nga sektorët përkatës planifikon masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për tu përballur me kërcënimet e mundshme të sigurisë. Ndërsa për situatën specifike, janë përgatit masat për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lirinë e lëvizjes si dhe për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të ligjshme të autoriteteve shtetërore të Kosovës.”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Kundrejt kësaj duhet përkujtuar se janë pikërisht vendet e QUINT-it ato të cilat reaguan pas vendimit që këto zgjedhje të mos zhvillohen në Kosovë.

Në reagimin e QUINT-it u tha se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe se Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja janë angazhuar intesivisht me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për të lejuar qytetarët e Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e marrjes pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022.

“Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendit tjetër. Ndonëse ne vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të tregojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare.”, thuhet tutje në reagim.

Tutje u tha se një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet e QUINT-it dhe do të cenojë aspiratat e tyre evropiane.

“Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësorë për të arritur një progres drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE.”,u tha në reagim.

“Në përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente”.

E pas kësaj, reagime të shumta pati edhe nga zyrtarët e Serbisë. Presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq tha se ai ka rreth 50 mijë votues në Kosovë, por që jeta e tyre është më e rëndësishme.

Të premten e kaluar serbët të cilët jetojnë në Graçanicë dhe në veri të Kosovës u mblodhën për të protestuar kundër këtij vendimi.

Protesta përfundoi e qetë dhe pa ndonjë incident. E për të mundësuar një protestë sa më paqësore aty ishin edhe njësitë e shumta policore të Kosovës.

E pas kësaj proteste reagoi edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili falënderoi serbët për mos-eskalimin e situatës në këtë protestë.

Kurti madje zgjodhi që t’i falënderojë qytetarët në gjuhën serbe, përmes një video-incizimi.

Serbë të shumtë të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Kësisoj shumë serbë të cilët jetojnë në Kosovë do të udhëtojnë drejt vendeve serbe që të zgjedhin për drejtuesit e shtetit të Serbisë. /Lajmi.net/

Tags: Njësia SpecialeZgjedhjet serbe 3 prill
ShareTweetShare
Previous Post

Sabahajdin Cena nga “Kronikë nëpër stuhi I” ngjarjet 31 marsit

Next Post

Syla: Politika e përkëdhel diasporën për vota, estrada për bakshishe

Next Post
Syla: Politika e përkëdhel diasporën për vota, estrada për bakshishe

Syla: Politika e përkëdhel diasporën për vota, estrada për bakshishe

Lajmet e fundit

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.